Një lagje që ishte planifikuar si zonë luksi për blerës të huaj nuk e ka arritur qëllimin për të pasur sukses, duke u kthyer në një qytet fantazmë me vila përrallash.
Projekti nisi në vitin 2015 dhe ndërtuesi shpresonte që estetika e arkitekturës do të tërhiqte pasanikë të huaj. Por edhe pse vazhdon të ketë një buxhet prej 200 milionë dollarësh, grupi ndërtues, Sarot, ka shpallur falimentimin për shkak se nuk ka mundur t’i shesë pronat, transmeton top channel.
Bllokimi i shitjeve të pronave po shihet jo vetëm në Turqi, por edhe në Nju Jork, Las Vegas, Tokio e Spanjë, ku pronat e braktisura sa vijnë e shtohen. Por askund nuk është krijuar atmosfera e veçantë që ndihet te Burxh Al Babas.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...