Numri 187,5 nuk ka domethënie për shumicën prej nesh. Por, ai ka rëndësi të madhe për shkencëtarët, astronomët dhe fizikanët.
Bëhet fjalë për vlerën e disperzimit të tufave misterioze të sinjaleve të fuqishme dhe afatshkurtra të radios që janë fituar nga gjithësia. Bëhet fjalë për më tepër sinjale me vlerën e njëjtë. A është numri i rastësishëm?
Në matematikë, ky numër nuk paraqet diçka në veçanti. Është numër i thjeshtë dhjetor, i cili nuk është iracional nuk është konstantë e rëndësishme në shkencë.
Si çdo numër tjetër, mund të përcaktohen shkallët dhe rrënjët e tij. Mund të paraqitet në mënyra të ndryshme.
Kur bëhet fjalë për radio sinjalin me vlerë 187,5, shkencëtarët thonë që mundësia për rastësi është 5 në 10.000. Megjithatë, numri është shumë i vështirë për tu spjeguar. Nëse nuk gjendet spjegim natyror, duhet të konsiderohet ai artificial.
Deri më tani janë vënë re 10 radio sinjale me këtë vlerë nga viti 2001, por vetëm njëri është vënë re në kohë reale në janar të vitit të kaluar. Edhe pse zgjasin vetëm disa milisekonda, valët përmbajnë energji aq të madhe sa emiton Dielli për një muaj.
A duhet ta konsiderojmë këtë si një mesazh nga jashtëtokësorët?
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...