Bilioneri Gautam Adani, prej kohësh njihej si njeriu më i pasur në Azi, tani ai ka zënë vendin e njeriut të tretë më të pasur në botë, duke kaluar kryetarin e LVMH Bernard Arnault.
Adani drejton një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë e cila tani besohet të ketë vlerë rreth 137 miliardë Dollarë.
Kjo ndodhi pasi një rritje të papritur e cila e vendosi atë pas CEO-s së Tesla-s Elon Musk dhe pas themeluesit të Amazon Jeff Bezos, pasuria e të cilëve vlerësohet 251 miliardë dhe 153 miliardë.
Njësoj siç ndodhi edhe me bilionerët e tjerë përreth botë, pasuria e tij kapi qiellin gjatë pandemisë.
Sipas CNN, pasuria e tij është rritur së tepërmi që nga fillimi i krizës botërore në shëndetësi, që kur investitorët vunë bast mbi aftësinë e tiij për të bërë biznes në sektorët që kryeministri indian Narendra Mod i kishte cilësuar si prioritete për zhvillim.
Gjithashtu Adani ka përfituar nga rritja e përdorimit të qymyriut, gjë që e ka ndihmuar në rritjen e pasurisë së tij në muajt e fundit.
Themeluesi i kompanisë Adani Group drejton kompani që përfshijnë portet, hapësirën ajrore, energjinë diellore dhe qymyrin.
Javën e kaluar, ai bëri bujë pasi shpalli një “ofertë armiqësore” për të marrë nën kontroll New Delhi Television. Kjo marrëveshje po ndiqet nga AMG Media Networks, kompani e Adanit.
Ky sulm mediatik, vjen në një kohë kur rritja e borxhit të grupit mediatik është bërë shqetësuese për analistët. Ndaj ky veprim ka krijuar shqetësim për lirinë editorial të NDTV, e cilësuar si një nga burimet më të respektuara të lajmeve në vend./tvklan.al
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...