Hakmarrje ndaj meshkujve? Edhe mundet. Por portali BuzzFeed ka menduar edhe për ta, të provojnë se si janë dhimbjet e lindjes së një fëmije. Dhe këtë e ka bërë në Ditën e Nënave.
“Është gjëja më e dhimbshme në botë”, shpjegon dr. Yvonne Bohn në fillim të videos, ku janë katër burra plot frikë në shikimin e tyre. Eksperimenti “Try Guys”, ku nëpërmjet një pajisjeve vendosen elektroda në pjesë të ndryshme të trupit të një mashkulli për të stimuluar dhimbjet e lindjes si tek femrat, doli me sukses.
Gjatë videos, ata flasin pikërisht për këtë tip dhimbjeje, por…kur dhimbja shtohet, nuk ka më fjalë, por ulërima.
Pasi kaluan “provën”, një prej tyre u shpreh: “Është një ndjenjë e veçantë të kuptosh se dikush ka kaluar nëpër këto dhimbje për të të krijuar”.
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...
Atletico nuk dorëzohet për Alvarezin, PSG dhe Arsenali futen...
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita