Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë. E ngjashme më shumë me një bizhuteri, vlera e saj arrin në 6.7 milionë dollarë. Çanta e pazakontë është krijuar nga stilistja britanike, Debbie Wingham.
Ajo tregon se për këtë ide ka studiuar gjatë “Vezët Faberge”, të realizuara në vitet ‘800, nga argjendari Peter Carl Fabergé, i cili ishte frymëzuar nga oborri i Carit të Rusisë.
Çanta është krijuar duke përdorur bizhuteri dhe pjesë të ricikluara të tilla si 8000 diamante, vathë platin Cartier, 5 kilogramë flori 24 karatë dhe gjithashtu një shall Hermes, i cili ka shërbyer për pjesën e brendshme të saj.

Gurët më të shtrenjtë janë në pjesën e jashtme mes të cilëve tre diamante të rrallë në ngjyrë rozë, me vlerë 1.9 milionë dollarë dhe dy diamante të bardhë me vlerë 265 mijë dollarë. 37-vjeçarja Debbie Wingham është e njohur për krijimet e veçanta, si torta, fustani apo dhe këpucët më të shtrenjta në botë.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh