Në mënyrë që prindërve kureshtarë jeta t’u bëhet më e lehtë dhe që të mos jenë të detyruar të përdorin tabelën, ekspertët kanë bërë online një kalkulator të thjeshtë të bazuar në metodën e vjetër kineze…
Nuk ka kureshtje më të madhe te prindërit e ardhshëm nga ajo se a do të jetë fëmija i tyre djalë apo vajzë.
Nëse është për t’i besuar metodës së vjetër kineze, gjinia e fëmijës është e mundshme të caktohet gjatë shtatzënisë, madje në bazë të moshës së nënës dhe muajit kur fëmija është ngjizur.
Kjo metodë është e vjetër rreth shtatë shekuj dhe përmendet edhe në shkrimet nga varreza mbretërore.
Tabelat e vjetra sipas të cilave llogaritet kjo gjendet në Institutin e Shkencës në Pekin, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që prindërve kureshtarë jeta t’u jetë më e lehtë dhe që të mos detyrohen të përdorin tabelën, ekspertët kanë bërë online një kalkulator shumë të thjeshtë.
Pos mësimit që fëmija i caktuar është vajzë apo djalë, me kalkulator mund të zgjidhet edhe koha e përshtatshme për ngjizje në mënyrë që fëmija vërtet të jetë e gjinisë të cilën e dëshironi.

Sipas disa hulumtimeve, është e mundshme të parashikohet gjinia e fëmijës edhe sipas disa gjërave.
Njëra ndër to është edhe stina e vitit në të cilën është ngjizur.
Sipas hulumtimeve të bëra në Gjermani, ngjizja në verën e hershme më së shpeshti rezulton me lindje djalë, ndërkaq dimrit – me lindje vajzë.
Gjithashtu, ekziston besimi që nëse shtatzëna është nën stres të madh, shanset janë më të mëdha që të lindin djalë. Stresi ngre nivelin e hormonit të stresit – kortizolin, si edhe të testosteroneve.
Megjithatë kjo ndikon në ndryshime të caktuara në vezore për shkak të të cilave spermës mashkullore i është më e lehtë të depërtojë në vezore./Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...