Frank Hooferbeets, një studiues modern rreth tërmeteve, ka paralajmëruar mundësinë që “Hëna e përgjakur” të shkaktojë një tërmet me magnitudë 7.
Bëhet fjalë për një eklips hënor total më të gjatin e shekullit XXI i cili do të ndodhë në 27 korrik dhe do të zgjasë 1 0rë e 43 minuta.
Hëna do “të lyhet” në një të kuqe të thellë.
“Gjatë 15 korrikut, hëna nisi të përballet me rezonancën magnetike të Mërkurit-Marsit, që do të zgjas deri në datë 27 të këtij muaji”, ka pohuar studiuesi.
Hooferbeets ka shtuar se kjo javë “është një nga ato dritare stuhie që mund të shkaktojë një tërmet jashtëzakonisht të fortë”.
Studiuesi ka bërë disa parashikime të tjera më herët. Ka pasur tërmete, pas disa lajmërimeve të tij, megjithatë ai nuk specifikon vendin se ku do të ndodhin.
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë