Profesori i njohur me famë ndërkombëtare Stephen Hawking paralajmëron udhëheqësit për të mbajtur teknologjinë nën kontroll përpara se ajo të shkatërrojë njerëzimin.
Gjatë një interviste për “Times”, fizikani tha se njerëzit duhet të gjejnë mënyra për të identifikuar kërcënimet e mundshme nga inteligjenca artificiale përpara se problemet të përshkallëzohen.
“Është e vështirë- lidhja e gjeneve tona me evolucionin darvinian. Tani, megjithatë, teknologjia ka përparuar me një ritëm të tillë saqë agresioni teknologjik mund të na shkatërrojë siç është lufta bërthamore dhe biologjike. Ne kemi nevojë për të kontrolluar instinktin e logjikës dhe arsyes sonë”, tha ai.
Hawking ka shtuar se zgjidhja më e mirë do të ishte “një formë e qeverisjes botërore”, që mund të mbikëqyrë fuqinë e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale.
“Por kjo mund të bëhet një tirani. E gjithë kjo mund të tingëllojë si një dënim i ngarkuar, por unë jam optimist. Unë mendoj se raca njerëzore do të rritet për të përmbushur këto sfida”, shtoi ai.
Dhe duhet ta dini se profesori është dëshmi e gjallë e përpjekjes njerëzore, pasi 50 vite më parë, mjekët i thanë se kishte edhe dy vite jetë, ndërsa tani shkencëtari me famë botërore ka festuar 75 vjetorin e lindjes.
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...