Zbulohen fosilet e dy përbindëshave parahistorikë me dhëmbë të mprehtë, që mendohet se janë paraardhësit e gjitarëve dhe që kanë jetuar para dinozaurëve.
I pari quhet Gorinichus masyutinae, ishte një grabitqar i madh sa një ujk, ndërsa i dyti është pagëzuar me emrin Nochnitsa Geminidens, që ishte një grabitqar i vogël që shfaqej vetëm natën me fytyrën të zgjatur dhe dhëmbe të shumtë e të hollë si gjilpëra.
Fosilet e tyre janë gjetur në Rusi dhe do të rishkruajnë historinë zhvillimit të specieve, ndryshimet dhe shkëmbimet e roleve mes grabitqarëve që janë verfiikuar në periudhën në mes të dy zhdukjeve masive që kanë ndodhur në planet.
Studimi është kryer nga muzeu i Historisë Natyrore të Karolinës së Veriut në bashkëpunim me Muzeun e Paleontologjisë rus. Ekspertët shprehen se këto fosile janë gjetur edhe në vende të tjera të globit, duke na bërë të mendojmë se ndryshimet kanë qënë në nivel planetar dhe jo të izoluara në disa zona. Sipas tyre, do të jetë e mundur të hidhet dritë mbi ndodhitë që riorganizaun ekosistemet rreth 260 milionë vjet më parë/ klan plus
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...