“Ujërat e deteve do të ngrihen mbi majat e maleve, drejt qiellit, dhe do të bien sërish mbi shtëpitë e njerëzve”, thoshte dikur Da Vinci. E kjo, duket se po del më se e vërtetë.
Leonardo ishte i magjepsur pas ujit, teksa ka përshkruar shumë diga dhe sisteme ujitjeje në dorëshkrimet e tij. Por ai nuk bënte studime vetëm për dobinë dhe përdorimin e ujit, Leonardo ekzaminonte edhe fuqinë e tij shkatërruese.
Shënimet dhe vizatimet tek libri i tij “Codex Leicester” ofrojnë një analizë gjeometrike të rrjedhjes së lumenjve dhe të gërryerjes së brigjeve të tyre.
Përmbytjet kanë qenë gjithmonë një temë shumë e përhapur në piktura, por shumica e artistëve janë të përqendruar tek katastrofat biblike, dhe jo në formën e gjërave që do të vijnë. Por jo në rastin e Leonardos. Dijet e tij shkencore e udhëhoqën që të dyshonte se do të ketë sërish përmbytje katastrofike dhe që asgjë nuk do të ishte në gjendje të frenonte ujin në të ardhmen.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir