Lojërat e ndryshme me letra janë duke vdekur, si pasojë e zhvillimit të teknologjisë dhe interesimit për rrjete sociale.
Në ditët e sotme, më shumë se gjysma e fëmijëve, nuk dinë të luajnë, madje as nuk i njohin rregullat e lojës.
Prodhuesi i letrave Barlcaycard, ka bërë një hulumtim, që ka rezultuar se edhe prindërit që kanë lindur në vitet 80’ dhe 90’ tash nuk dinë të luajnë me letra, për të njëjtat arsye.
Për këtë shkak, është ngritur shqetësim, sepse loja me letra konsiderohet si aftësuese në zhvillimin e trurit dhe shkathtësive të fëmijëve.
Sipas studiuesve, ata fëmijë që luajnë me letra, kanë aftësi më të mira aritmetike dhe logjike, kurse e kundërta thuhet për ata që kalojnë kohën në lojëra elektronike. /Telegrafi/
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...