Fakte befasuese të Koresë së Veriut që nuk i keni ditur!

11:58 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

 Sa në të vërtetë dini për njërin nga vendet më kontroverse në botë, Korenë e Veriut? Më poshtë mund të gjeni 10 faktet të veçanta për këtë shtet, përcjellë arbresh.

1.Në Korenë e Veriut ekzistojnë 28 stile të lejueshme flokësh. Më saktë, femrat mund të zgjedhin mes 14 stileve të ndryshme të rregullimit të flokëve.

2.Koreja e Veriut është fuqia ushtarake e katërt më e madhe në botë, me mbi 1.19 milion ushtarë që shërbejnë në këtë vend, derisa Shtetet e Bashkuara për shembull kanë 1.369 milion ushtarë.

3.Shkalla e personave që dinë shkrim-lexim është 100 për qind.

4.Për konjakun Hennessy shpenzojnë 1.2 milion dollarë në vit.

5.Më pak se 20 për qind e tokës mund të përpunohet për qëllime bujqësore.

6.Produkti i brendshëm bruto kap shifrën prej 40 miliardë.

7.Produkti i brendshëm bruto për kokë banori është 1.800 dollarë, derisa në Shtetet e Bashkuara 51.784 dollarë.

8.Vendi mbulon 25.554 kilometra të rrjetit rrugor, por më pak se tre për qind janë të asfaltuara.

9.Koreja e Veriut është pak më e madhe sesa Bullgaria, gjithashtu ka sipërfaqe sa shteti amerikan i Pensilvanisë, raporton “Business Insider”.

10.Marijuana është e ligjshme dhe nuk klasifikohet edhe si drogë

Nuk ka asnjë tabu rreth pirjes së Marijuanës në Korenë e Veriut. Shumë prej vendasve e përdorin rregullisht. Përdorimi dhe shpërndarja e drogave të forta është dënuar me vdekje, por marijuana klasifikohet si barishte e bohemëve dhe nuk është konsideruar si një drog

11.Gjashtë ushtarë amerikanë kanë mbetur në Korenë e Veriut prej vitit 1962

“Isha ngopur me fëmijërinë time, martesën time, jetën e ushtarakut, çdo gjë. Isha një njeri i mbaruar. Kisha vetëm një vend për të shkuar”, thotë James Dresnok, i fundit dezertor i gjallë në Korenë e Veriut. Në gusht 1962, ai u largua në një fushë të minuar dhe marshoi në Korenë e Veriut. Menjëherë pas mbërritjes së tij, Dresnok u takua me Larry Allen Abshier, një tjetër spiun amerikan. Janë katër prej tyre: Abshier, Jerry Parrish, Charles Robert Jenkins, dhe Dresnok. Burrat kanë jetuar së bashku dhe kanë marrë pjesë në përpjekjet propagandistike në emër të qeverisë së Koresë së Veriut. Ata u shfaqën në kopertinat e revistave dhe altoparlantëve të përdorura për të bindur ushtarët amerikanë të dezertojnë.

12.Nuk është viti 2017, por 106!

Kalendari Juche u prezantua në vitin 1997 dhe është i bazuar në datën e lindjes së Kim Il Sung: 15 Prill, 1912. Këtë vit e referuan si Juche 1 dhe sistemi fillon që atje, ndërsa mbahen muajt tradicionale të kalendarit gregorian dhe numri i ditëve në një muaj.

13. Koreja e Veriut ka stadiumin më të madh në botë

Aktualisht përdoret për futboll dhe ndeshje sportive, por më shpesh për performancat si “Mass Games”. Stadiumi mbushet më 1 Maj me 150 mijë njerëz. Stadiumi ndodhet në Penian dhe u ndërtua në vitin 1989. Në fund të viteve 1990, një numër i gjeneralëve të ushtrisë së Koresë së Veriut të implikuar në një atentat ndaj Kim Jong-il u ekzekutuan me anë të djegies në stadium.