Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro muaj.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.
“Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bjen 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja. Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare. Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare. Kur ka pasur këso Qeverie më përpara? Mos lësho pe”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...