Një ngjarje makabre ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danilo Kuzmin, djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit, u torturua për orë të tëra dhe më pas u dogj i gjallë brenda një makine në Vjenë. Autoritetet dyshojnë se motivi i krimit lidhet me vjedhjen e kriptomonedhave me vlerë rreth 200 mijë dollarë.
Danilo Kuzmin jetonte prej disa vitesh në Vjenë, ku studionte, dhe vinte nga një familje e pasur. Babai i tij, Serhiy Kuzmin, mban postin e nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit. Kontakti me të riun u humb më 25 nëntor 2025, çka shqetësoi familjarët, të cilët vunë re se dy nga portofolet e tij dixhitale ishin zbrazur. Pas kësaj, ai u shpall zyrtarisht i zhdukur.
Në orët e para të 26 nëntorit, zjarrfikësit u thirrën në lagjen Donaustadt të Vjenës, pasi një banor raportoi një makinë që po digjej nën një urë. Në vendngjarje, ata shuan flakët në një Mercedes të zi me targa ukrainase, që rezultoi të ishte në pronësi të familjes Kuzmin, dhe gjetën një trup të karbonizuar në sediljen e pasme.
Trupi u identifikua përmes provave dentare si ai i Danilo Kuzmin. Brenda automjetit u gjet një kanaçe metalike e shkrirë me erë benzine, ndonëse makina përdorte naftë, çka forcon dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.
Autopsia zbuloi detaje tronditëse: rreth 80% e trupit të viktimës ishte djegur rëndë, ndërsa u konstatuan lëndime të shumta nga goditjet, përfshirë dëmtime në kokë dhe dhëmbë të thyer. Mungesa e blozës në mushkëri sugjeron se i riu ishte i vdekur ose pa ndjenja në momentin kur makina u përfshi nga flakët. Policia austriake e ka cilësuar ngjarjen si vrasje të qëllimshme dhe vijon hetimet për identifikimin e autorëve./euronews.al
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga
Kurti vizitoi Handikos-in: Punësuam 422 asistentë në shkolla...
Samiti i Brukselit/ Zelensky thirrje evropianëve për të fina...
Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosov...
Mbi 11 milionë euro investime, Vitia tregon transformimin e ...
Pensionohet koloneli i FSK-së Sefer Shyti, Maqedonci e dekor...