Sekreti i te ardhmes suaj nuk fshihet nën hundën tuaj, por është direkt në shuplakat tuaja. Të paktën sipas bestytënive.
Këto linja mund të ndodhen nën shuplaka dhe pretendohet se paraqesin jetëgjatësinë tuaj dhe linjën e fortë familjare. Shumica e njerëzve ka tri linja, kurse ata që kanë më shumë fat – katër. Por çka nënkupton çdonjëra nga ato?
Sipas një teorie, linjat e shuplakës zbulojnë gjithçka rreth jetëgjatësisë, shëndetit, fatit apo prosperitetit të personit.
1– Në linjën e parë (më e përafërta shuplakës) është vija e qartë, e gjatë dhe pandërprerë e cila nënkupton shëndet të mirë. Nëse është e ndërprerë, e hollë apo e prerë, atëherë do të thotë se nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten.
2– Nëse linja e dytë është e pashkëputur, mund të shpresoni prosperitet financiarë.
3– Nëse linja e tretë është e paprerë, atëherë nënkupton se do të jeni me ndikim dhe mjaft i njohur në shoqërinë tuaj.
4– Linja e rrallë e katërt është tipike paralel me të tretën dhe paraqet forcim të famës dhe respektit.
Pas kësaj përpiquni edhe vetë të kontrolloni shuplakat tuaja dhe të kuptoni diçka rreth të së ardhmes e cila ju pret.
Raportohet se Foda është në bisedime me klubin Al-Wahda
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro mohon akuzat në gjyq...
Jo vetëm dy klubet e mëdha turke, por edhe gjiganti italian ...
Dushet me ujë të ftohtë nuk janë për të gjithë: Duhet t’i sh...
Kosova merr udhëheqjen një vjeçare të Fondit për Ballkanin, ...