Në sezonën turistike dhe me numrin e madh të turistëve që përballen disa qytete, CNN ka zgjedhur që të merret me një tjetër kategori.
Në një artikull, prestigjiozja amerikane ka listuar vendet europiane që janë shumë atraktive, të bukura dhe me plot gjëra për të vizituar, por që nuk kanë turistë, transmeton portali arbresh.info
Në Europë, qytete që ‘mbledhin’ turistë janë Amsterdami, Parisi, Roma, Milani dhe disa te tjerë, megjithatë, Europa ka plot qytete tjera që ia vlen të vizitohen të paktën një herë në jetë.
Për Prishtinën, CNN shkruan: “Kryeqyteti kosovar, zakonisht nuk është në krye të lsitave të dëshirave të destinacioneve për shumë turistë, por kjo nuk është arsye për të mos e vizituar. Ndërsa Prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vjet më parë, ajo ka pësuar një transformim të madh që nga ajo kohë, me ndërtesa të ndryshme të çuditshme që shfaqen. Në mëngjes ia vlen të vizitoni Muzeun Etnografik dhe Muzeun Kombëtar. Bibloteka Kombëtare në Prishtinë ka një arkitekturë magjepsëse, ndërsa ata që kërkojnë të qetësohen mund të gjejnë ngushëllim në pishinën e qytetit që ndodhet në Parkun Germia, në veri të qytetit”.
CNN ka listuar këto qytete të bukura, por pa turistë:
Orange, Francë
Norëich, Angli
Aarhus, Danimarkë
Antëerp, Belgjikë
Haga, Holandë
Sarajeva, Bosnje
Prishtina, Kosova
Malmo, Suedi
Aberdeen, Skoci
Bern, Zvicer
Minsk, Bjellorusi
Ankara, Turqi
Torino, Itali
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit