Një vajzë e re që ëndërronte të bënte gjoksin e ka pësuar keq nga një ndërhyrje kirurgjikale.
Zara Rodriguez tha se vetëbesimi i shkoi në zero pasi mbeti me plagë të mëdha rreth gjoksit.
28-vjeçarja udhëtoi drejt Turqisë para pesë muajsh për të bërë një kirurgji plastike. Pas procedurës prej shtatë orësh, implantet filluan ti bien dhe u infektuan keq sa ajo shkoi me urgjencë në spital dhe i hoqi së bashku me gjoksin natyral.
Zara, e cila punon si berbere në Trowbridge, Wilts, tha se në fillim i pëlqyen rezultatet, por gjithçka u shkatërrua kur u kthye në Britani.
Tani, ajo po kursen sërish 5 mijë paund që të bëjë një tjetër ndërhyrje për të korrigjuar gabimin e parë.
“Unë kam mbetur pa gjoks dhe me shumë shenja rreth kraharorit tim. Jam vetëm 28 vjeçe dhe jam tepër e lënduar fizikisht e psikologjikisht.”
Klinika ku kishte rezervuar në Turqi i dilte si më e mira sipas kërkimeve, por kuptoi që ishte e kundërta.


Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...