Për disa njerëz, gjithmonë në kërkim të postimit të fotove që bëjnë bujë në Facebook apo Instagram, arrijnë majat e maleve, mbi re, për të bërë një foto perfekte.
Por për një modele Playboy, me rreth 300 mijë ndjekës, nuk është problem të arrijë majat, por lakuriq.
Kjo ka ndodhur kur Jaylene Cook është ngjitur në malin Taranaki në Zelandën e Re ku ka postuar një foto nudo në malin e shenjtë.
Vendasit Maori janë zemëruar me këtë, duke e quajtur të pandjeshme nga ana kulturore. Maja e vullkanit është e shenjtë për Maori.
“Është sikur dikush të shkojë në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe të bëjë foto nudo. Është një vend i shenjtë dhe diçka e tillë është shumë e papërshtatshme”, thotë Dennis Ngawhare, zëdhënës i tribusë lokale të Maori për BBC.
Fotoja e Cook është bërë pak ditë më parë kur ajo ka ngjitur malin me partnerin e saj. Fotoja e postuar në Instagram, ku modelja ndodhet në lartësinë 2518 m ka marrë rreth 10 mijë pëlqime, transmeton Tch.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që foto nudo në male janë dënuar nga vendasit. Në qershor të 2015 një grup turistësh perëndimor u ngjitën në malin Kinabalu në Malajzi, duke shkaktuar një zemërim masiv. Ata u fajësuan për tërmetin vdekjeprurës që pasoi, pasi nuk treguan respekt për malin e shenjtë.
Vetëm pas procedurave gjyqësore, disa ditë burg dhe një gjobë financiare ata u lejuan të largohen nga Malajzia.

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit