30 tetori në histori

13:47 | 30 Tetor 2017

1735: Lindi John Adams

john-adams

Ai ishte presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që lindi në Braintree, Massachusetts.

1831: Arrestohet Nat Turner

nat-turner

Skllavi i arratisur Nat Turner kapet në Southampton County, disa javë pasi  udhëhoqi kryengritjen më të përgjakshme të skllavëve në historinë amerikane, transmeton portali arbresh.info

1953: Gjenerali Marshall merr çmimin Nobel për Paqe

george-marshall

Gjenerali George C. Marshall fitoi çmimin Nobel për Paqe.

1974: Muhammad Ali fiton meçin

muhammad-ali

Muhammad Ali nokautoi George Foreman në raundin e tetë nga 15 gjithsej sa ishin në Kinshasa, Zaire, i njohur si “Buçima në Xhungël” për të rifituar titullin e tij të peshës së rëndë botërore.

1975: Mbreti Juan Carlos I merr pushtetin

juan-carlos

Princi i Spanjës bëhet kreu i shtetit pasi Francisco Franco, diktatori ushtarak i cili sundoi kombin që nga viti 1936, pranoi humbjen për shkak të shëndetit të tij të dobët.

1983: Zgjedhjet e para në Argjentinë pas sundimit ushtarak

argjentine

Zgjedhjet e para të përgjithshme argjentinase mbahen më 30 tetor 1983 dhe krijohet rregulli kushtetues pas procesit të riorganizimit kombëtar të diktaturës e cila u instalua nga ushtarakët.

1991: Nis konferenca e Madridit

konferenca-e-madridit

E organizuar nga Spanja, konferenca treditore ishte një përpjekje nga komuniteti ndërkombëtar për të rinisur procesin e paqes Izraelito-Palestineze./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara