Përkujdesja e njerëzve ndaj kafshëve, veçanërisht ndaj qenve, vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër.
Dikur qentë mbaheshin jashtë apartamentit, diku në baçe, në kolibe druri dhe ushqeheshin kryesisht me ushqime që tepronin nga vaktet që konsumonin të zotët.
Në ditët e sotme, qentë, gjithnjë e më tepër, po bashkëjetojnë me njerëzit dhe ushqehen me ushqime specifike.
Kolibet prej druri janë drejt zhdukjes, ndërsa një pjesë njerëzish po investojnë shuma parash për të blerë shtëpi specifike për qentë e tyre.
Të tilla janë këto kolibe luksoze, të cilat kushtojnë nga 40 mijë deri në 200 mijë euro, pra shumë më tepër se çmimi mesatar i një apartamenti, në Europë. / Top Channel



Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...