43 pes – Beteja e Forum Gallorum: Mark Antony rrethon vrasësin e Jul Cezarit, Decimus Brutus në Mutina (Modena) dhe mposhti forcat e e tij, por më pas mundet menjëherë nga ushtria e konsullit tjetër, Aulus Hirtius – Hirtius njihet edhe si historian ushtarak; vetëm letërkëmbimi i tij me Ciceronin u botua në nëntë vëllime, por asnjë nuk arriti t’i mbijetojë kohës, përcjellë arbresh.
70 – Rrethimi i Jeruzalemit: Titus, biri i perandorit Vespasian, rrethon kryeqytetin hebre, me katër legjione romake. Rrethimi përfundoi me marrjen e qytetit dhe shkatërrimin e tempullit të tij të famshëm. Për të festuar këtë fitore, Harku i Titus u ngrit në Romë, ku ende qëndron. Josephus, historian i asaj periudhe, shkruan se mbi 1 milion njerëz u vranë gjatë rrethimit, nga të cilët shumica ishin hebrenj, dhe rreth 100.000 u skllavëruan. Shumë të tjerë ikën në zonat rreth Mesdheut. Titus refuzoi të pranojë kurorë për fitoren, duke thënë se fitorja nuk erdhi nga përpjekjet e tij, por ai thjesht shërbeu si instrument i zemërimit të Perëndisë.
966 – Pas martesës me një të krishtere të Bohemisë, sunduesi pagan i polakëve, Mieszko, konvertohet në të krishterë; kjo ngjarje konsiderohet si zanafilla e shtetit polak.
1205 – Zhvillohet beteja e Adrianopojë midis bullgarëve dhe kryqtarëve nën Boulduinin, i cili vetëm disa muaj më parë ishte vetë-kurorëzuar Perandor i Konstandinopojës. Beteja u fitua nga bullgarët, të cilët e kapën perandorin dhe e burgosën. Një vit më parë (1204), ushtritë e Kryqëzatës së Katërt kishin devijuar nga qëllimi i tyre për marrjen e Jeruzalemit nga myslimanët dhe në vend të tij, pushtuan qytetin e krishterë të Konstandinopojës, kryeqytet i perandorisë bizantine. Mbretëria bullgare dhe pjesa e mbetur nga perandoria shpejt u bashkuan kundër Perandorisë të sapo themeluar Latine.
1816 – Bussa, skllav në koloninë britanike të Barbadosit, udhëheq një rebelim të skllevërve dhe mbeti i vrarë. Bussa përkujtohet sot si heroi i parë kombëtar i Barbadosit.
1828 – Noah Webster merr të drejtat e autorit për botimin e parë të fjalorit të tij. Emri Webster sot është sinonim i “fjalorit” në Shtetet e Bashkuara, sidomos me fjalorin modern Merriam – Webster, që njihet si i pari fjalor amerikan i gjuhës angleze. Noah Webster, leksograf, konsiderohet si një nga themeluesit e kombit amerikan.
1846 – Grupi Donner i kolonëve niset nga Springfield, Illinois, për Kaliforni, në atë që do të bëhet një udhëtim një-vjeçar i vështirë dhe kanibalizëm për mbijetese.
1849 – Hungaria shpall veten të pavarur nga Austria, me Lajos Kossuth si udhëheqësin e saj.
1865 – Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC, nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, “Sic sempre tyrannis!” – “Kështu gjithmonë tiranëve!” (motoja e shtetit të Virxhinias) dhe shprehja e Brutit kur vrau Cezarin, sipas fjalëve të Shekspirit; Kur u hodhnë skenë, Booth theu këmbën por arriti të dilte nga teatri, i hypi një kali, dhe iku në Virxhinia, ku u vra nga forcat që e ndoqën në një hambar pranë Port Royal, Virginia. Linkolni vdiq të nesërmen, më15 prill, në mëngjesn
1889 – Lindi Arnold Joseph Toynbee, filozof britanik, historian, autor i shumë librave, përfshi “The Murderrous Tyrany of the Turks”, në të cilën ai shkroi“..ushtria turke u angazhua në asgjësimin e shqiptarëve, sepse këta kishin një frymë jo- osmane kombëtare të tyre”. Toynbee njihet për librin “A Study of History” (1934-1961) me 12 vëllime; përmes kësaj vepre ai ekzaminon ngritjen dhe rënien e 26 qytetërimeve në rrjedhën e historisë njerëzore, dhe nxjerr në përfundimin se këto qytetërime u rritën duke iu përgjigjur me sukses sfidave nën udhëheqjen e pakicës krijuese. Toynbee (v. 1975) e shihte rënien e qytetërimeve si proces shpirtëror, duke shkruar se“Njeriu arrin qytetërimin, jo si rezultat i dhuntisë biologjike ose mjedisit gjeografik, por si përgjigje ndaj një sfide të caktuar në një situatë të vështirë të veçantë e cila e shtynë atë për të bërë përpjekje të papara deri atëherë”.
1912 – Anija britanike e udhëtarëve RMS Titanic godet një ajsberg në Atlantikun e Veriut në 23:40 (mëngjesin e 15 prill, Titaniku ishte fundosur plotësisht.
1927 – Makina e parë Volvo prodhohet në Gothenburg, Suedi.
1942 – Malta merr Kryqin Xhorxh për trimëri. Ky kryq iu dha nga vetë Mbreti Xhorxh VI i Britanisë dhe është tani emblemë në flamurin kombëtar maltez.
1956 – Në Chicago, Illinois, demostrohet për here të parë videokaseta, e cila do të mbizotëronte tregun e regjistrimeve televizive deri në zhvillimin e Disqeve Compakt, CD e më pas DVD./arbresh.info
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin