Filmi i gjatë aristik me regji të Antoneta Kastratit është pjesë e programit ‘In Focus’ në Festivalin e Sarajevës. ‘In Focus’ është program dedikuar filmave rajonal të jashtëzakonshëm të cilët tashmë kanë bërë sukses të konsiderueshëm në festivalet prestigjioze të filmit në botë
Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
‘Zana’ është filmi i tretë nga Kosova që bëhet pjesë e Festivalit të Sarajevës pas njoftimit të mëhershëm për pjesëmarrja në konkurencë kryesore të filmit ‘Galaktika e Andromedës’ dhe ‘Exil’-it.
Filmi ‘Zana’ me producent Casey Cooper Jonson kishte premierën botërore në Festivalin e madh të Torontos në shtatorin e kaluar dhe përfaqësoi Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë, është bashkëprodhim në mes Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve, dhe financuar nga Qendra Kinematografike Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë