Artisti me renome botërore Sislej Xhafa, përfaqësuesi i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 57të të Venedikut, së bashku me komisionerin Valon Ibraj dhe kuratoren Arta Agani do të mbajnë sot një konferencë për media.
Artisti Xhafa, komisioneri Ibraj dhe kuratorja Agani do të flasin për veprën e Xhafës “E humbur dhe e gjetur”, që do të prezantojë Kosovën në Venedik me hapjen zyrtare më 11 maj në ora 11:00.
Ata do të flasin edhe për përgatitjet dhe punën që ekipi i Pavijonit është duke e bërë në mënyrë që të ketë një përfaqësim konkurrues dhe dinjitoz në Bienalen e Venedikut.
Konferenca mbahet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet