Arkeologët në Pompei, Itali, kanë zbuluar një karrocë ceremonaile, që besohet se përdorej për dasma.
Karroca me katër rrota u gjet afër një stalle ku tre kuaj ishin gjetur në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët besojnë se ka gjasa është përdorur në festa dhe parada, me gjetjen e përshkruar si “të jashtëzakonshme” dhe “në një gjendje të shkëlqyer të ruajtjes”.

Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik nga mali Vesuvius, konsiderohet thesar arkeologjik.
Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë prej ndërtesave të tij.

Karroca u gjet në një portik të nivelit të dyfishtë të lidhur me stallat në një vilë antike në Civita Giuliana, në veri të mureve të qytetit antik./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...