Anibar dhe Kinemaja “Jusuf Gërvalla” këtë dhjetor po e nisin organizimin e një ngjarje të re në Pejë.
“Peja Jazz”, do njihet seria e koncerteve e cila do të sjellë frymën e muzikës xhaz për publikun, jo vetëm pejan.
Në kohën kur pandemia Covid-19 ka godit skenën e kulturës, gjithandej globit, organizatorët kanë dëshiruar të sfidojnë veten që mu në këtë kohë të krijojnë një ngjarje të re kulturore e cila ka për qëllim zvogëlimin e distancës mes nesh, gjithmonë duke respektuar masat në fuqi për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.
“Peja Jazz” nuk është festival por ka me qenë një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz dhe ideve të reja.
Kjo ngjarje do të zhvillohet në datat 7,8,9 dhe 10 dhjetor në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Të njëjtat koncerte do të transmetohen edhe live në mediat sociale të Kinema Jusuf Gërvalla dhe Peja Jazz.
Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, ndërsa së shpejti do të filloj shitja e biletave.
Ky edicioni i parë i Peja Jazz po organizohet në kuadër të projektit të Anibar, Komunitet i Fuqizuar përmes Artit dhe Kulturës të mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyres së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut. /arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...