Opera e Kosovës është bërë me logon e saj të re.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Në konkursin publik të shpallur nga MKRS-ja, janë pranuar gjashtë propozime dhe në mënyrë unanime është përzgjedhur logoja e Berin Hasit.
Postimi i plotë:
Identiteti i Operës së Kosovës po formohet
Opera e Kosovës bëhet me logon e saj e cila do të jetë një identitet i qëndrueshëm me të cilët do të përfaqësohet ky institucion.
Në konkursin publik të shpallur nga MKRS-ja, janë pranuar gjashtë propozime dhe në mënyrë unanime është përzgjedhur logoja e Berin Hasit.
Origjinaliteti, niveli estetik dhe kreativ, përdorimi i simbolit ‘Neum’ në krijimin vizual të frekuencës akustike, pasqyrimi artistik i veprimtarisë së Operës së Kosovës, përdorimi i një fonti të ri origjinal nga autori, janë disa nga arsyet e vendimit të jurisë së kryesuar nga Arlinda Hajrullahu teksa anëtarë tjerë ishin Alisa Gojani, Dhurata Ramosaj, Dardan Selimaj dhe Meriton Ferizi./arbresh.info/
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...