Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, priti sot të takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi, me të cilin biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Ministrja Dumoshi e siguroi Kryetarin Gashi se prioritet i saj dhe i MKRS-së është që të përkrahë secilën komunë në fushat që mbulon ministria, me këtë rast edhe për Obiliqin, në të cilën ministria ka në plan të investojë në projekte konkrete në kulturë e rini.

“Unë si ministre dhe MKRS-ja do t’u gjendemi pranë të gjitha Komunave të Kosovës pa përjashtim në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore që ministria ka, duke bërë investime të shumta kapitale edhe në përkrahje të drejtpërdrejtë në ngritje të cilësisë në kulturë, trashëgimi kulturore, rini e sport”, tha mes tjerash ministrja.
Ndërsa, kryetari Gashi e uroi ministren për marrjen e detyrës dhe e falënderoi për gatishmërinë e treguar për ta përkrahur Komunën e Obiliqit. Gashi tha se Obiliqi ka nevojë që të investohet më shumë në këtë komunë në projekte infrastrukturore dhe është e mirëseardhur mbështetja e MKRS-së./arbresh.info/
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...