Sonte në hapësirat e jashtme të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, është hapur Festivali Ndërkombëtar i Operës, Rame Lahaj.
Festivali nisi me koncert i cili i kushtohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Nën moton e këtij viti “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, sonte në mbrëmje ngjiten në skenë yjet si mezzosopranoja egjiptiane Gala El Hadidi e cila për herë të parë do të këndojë në gjuhën shqipe, Edona Reshitaj, Adhurim Grezda dhe këngëtarja A R B Ë R E SH Ë, të shoqëruar nga Gent Rushi Group, për të interpretuar disa nga këngët më të dashura të repertorit të Nexhmije Pagarushës.
Mbrëmja kushtuar trashëgimisë artistike të Nexhmije Pagarushës, udhëton me 24 korrik në Pejë dhe 25 korrik në Mitrovicë, për të sjellë magjinë e këngës shqipe, në çdo cep të Kosovës.
Ky festival shënon edicionin e tij të pestë, duke sjellë para publikut kosovar artistë të klasit botëror operistik nga 23 korriku deri më 2 gusht.
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, përmbyllet me datë 2 gusht, me atë që tanimë njihet si Gala Night “Rame Lahaj & Friends”.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...