Në këto ditët të para të vjeshtës, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë do të mbushet me aromën e kafes dhe çajit.
Në datat 30 shtator, 1 dhe 2 tetor 2019, nga ora 10:00 deri në ora 20:30 Festivali i Kafes dhe Çajit – 5 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafes dhe çajit.
Brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit, do të ekspozohen në ambient të hapur nga rreth 15 kompani pjesëmarrëse.
Prezente do të jenë afër 25 lloje të ndryshme të kafes dhe çajit – nga top brendet botërore si: Prince Caffe, Llavazza, Antica Tostatura Triestina, Pavin Caffe, Ama Caffee, Barcaffee, Galliano, Mokate, Michelad’oro, pastaj çajërat si Emona Brand, Albred, Lloyds, Podravka, Millford, Naturavita etj…
Përveç shërbimit me kafe dhe çaj, dhuratave për vizitorë, përformimit të maskotave, risi do të jetë muzika live nga ora 11:00 – 13:30 si dhe përformimi i baristave të kafes të cilët do të përkujdesen për dekorimin e kafeve me dizajne kreative./arbresh.info
Rama: Domosdoshmëri, rritja e kapaciteteve në funksion të ne...
Shala: Rënia e njësisë B2 në KEK po rrezikon sigurinë energj...
Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës
Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho
Zyrtari iranian thotë se numri i të vdekurve në protestat në...
Me minus 68 vota, rinumërimi i deritanishëm e lë jashtë Kuve...