Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e prej ditësh po lufton me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur skenaristi Bashkim Zahaj, i cili ka zbuluar se është I shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Zahaj ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë aktorin Guljem Radojan për një shërbim të specializuar jashtë shtetit
“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai./Opinion.al
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë