Trupi i pajetë i gjetur sot rreth orës 12:00 në Baicë të Lipjanit raportohet se i përket Enver Bajraktarit.
Sipas raportimeve në media, Enver Bajraktari është raportuar i zhdukur në polici të dielën nga familjarët e tij.
Ndërsa për Arbresh.info Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës tha se bazuar në rrethanat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedural ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...