Një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se trupi është dërguar për autopsi dhe identifikim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedural ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Ahmeti.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës