Google ADS

Tre të lënduarit nga shpërthimi në Mitrovicë janë jashtë rrezikut për jetë, udhëzohen për në QKUK

19:35 | 28 Prill 2025
E.H

Gjendja shëndetësore e tre personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Bajr të Mitrovicës është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Nita Mustafa, zëdhënëse e spitalit të Mitrovicës,

Ajo tha se viktimat kishin lëndime në duar dhe fytyrë dhe janë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë

“Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së tretmanit të lënduarit (dy burra dhe një grua), janë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë tek kirurgu plastik”, deklaroi Mustafa./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Bajr, tre të lënduar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm