Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Bajr të Mitrovicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut.
Zahiti tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Zahiti./Arbresh.info
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri