Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit me veturë kanë tentuar t’i shmangen njësive policore në rrugën Duhël-Suharekë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 314.97 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 0.45 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 3 telefona mobil dhe po ashtu kanë sekuestruar edhe veturën e të dyshuarve, shkruan Arbresh.info.
Është bastisur edhe banesa e njërit nga të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë.
“Rr. Duhël-Suharekë / 22.11.2025 – 19:08. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi kanë tentuar t’i shmangen njësive policore me veturën me të cilin ishin duke lëvizur dhe gjatë kontrollit në veturë njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 314.97 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 0.45 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 3 telefona mobil dhe po ashtu kanë sekuestruar edhe veturën e të dyshuarve. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe banesa e njërit të dyshuar, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...