
Foto nga arkiva
Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë një motoçiklist shtetas i huaj ka goditur një këmbësor, shkruan Arbresh.info.
Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...