Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit mes një veture dhe një motoçiklete.
Si pasoj e aksidentit, në vend të ngjarjes ka ndërruar jetë një person.
Sipas mediave lokale në Lipjan, viktima është Emin Bytyqi 48-vjeçar.
Lajmin për aksidentin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira