Sot në orët e pasdites, policia në Mitrovicë ka konfiskuar një armë zjarri.
Në njoftim thuhet se arma është konfiskuar gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast te pasagjeri është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.
“Personi i dyshuar, i moshës 23-vjeçare është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...