Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 14 gramë marihuanë.
“Janë konfiskuar dhe një mulli për bluarje të narkotikëve, një pako letra për mbështjellje të marihuanës dhe 730€ para të gatshme. Rasti ishte raportuar paraprakisht dhe të arrestuarit dyshohet se ishin duke shitur substanca narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, dhe të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...