Google ADS

Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, lëndohen pesë persona

13:33 | 26 Janar 2025
E.H

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes tri veturave dhe një traktori në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe një traktor, dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, tha Rugova./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme