Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, mohoi sot se Serbia po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se nëse Beogradi dëshiron të kthehet me forcë në Kosovë, nuk do të ketë nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por vetëm për serbët e lindur atje, shkruan danas.
“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe në jug të Kosovës, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, ka thënë ai.
Vulin, duke iu përgjigjur ish-komandantit të FSK-së Kadri Kastrati, i cili tha se kishte informacione se serbët po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.
“As presidenti Vuçiq, as unë nuk jemi duke përgatitur apo kërkuar vullnetarë rusë. Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës, nuk do të ketë nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, shtoi Vulin. /arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...