Për shumicën e personave nata e Vitit të Ri kalohet me miqtë duke pirë.
Por e tëra ndodhi ndryshe për një banor të Oslos, i cili ka ecur nëpër tri shtete me taksi dhe është ngarkuar me një faturë prej 2,220 dollarësh, transmeton portali arbresh.info
40-vjeçari detyroi taksistin që të udhëtonte nga Oslo në Danimarkë, përmes Suedisë dhe më pas përfundoi sërish në Oslo.
Me të arritur në shtëpi, ai nuk arriti të paguante faturën, prandaj taksisti i zemëruar e thirri policinë.
Policia e Oslos e ka treguar ngjarjen, ndërsa ka shtuar se personi në fjalë sapo kishte hyrë në shtëpi e kishte zënë gjumi.
Kur policia e zgjoi, ai kishte pranuar që të paguante faturën.
Sipas transmetuesit norvegjez NRK, burri nuk ka asnjë vepër penale të mëparshme./arbresh.info/
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...