Një reklamim i çuditshëm i turizmit në Japoni është ndaluar së shfaquri me arsyen se ka përmbajtje seksuale.
Videoja e ngarkuar në YouTube kishte për qëllim promovimin e prefekturës së Miyagit, që ndodhet rreth 200km në veri të Tokios, transmeton portali arbresh.info
Në klip është shfaqur aktorja Mistu Dan, e cila njihet për rolet e saj provokative, e veshur me kimono duke përkëdhelur kokën e një maskote të madhe të topit të orizit.

Aktorja i thotë personazhit: “Miyag, I-cha-u?”, që mund të përkthehet si ‘eja të shkojmë në Miyagi, por fjala ‘ichau’ në gjuhën japoneze do të thotë ‘të derdhësh’.
Në një skenë të mëvonshme, modeli dhe aktorja shihen duke hipur në anën e pasme të një breshke fluturuese, pasi ajo pyetur: “A mund t’të hip edhe ty?”
Breshka rrotullon kokën dhe një japonisht thotë ‘kamegashira’, që në gjuhën shqipe mund të përkthehet si pjesa e rrumbullakët që formon fundin e penisit ose klitorisit.

Qeveria lokale ka rënë dakord për tërheqjen e videos pasi ka pranuar një numër të madh të ankesave.
“Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj atyre që janë të pakënaqur dhe që ndjejnë irritim ndaj një reklame të tillë”, ka thënë Guvernatori i prefekturës Miyagi, Yoshihiro Murai.
Megjithatë, ai ka shtuar se videoja ka tërhequr një numër të madh njerëzish që të vizitonin prefekturën që e udhëheq ai./arbresh.info/
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...