Gjithçka mund të ndodh gjatë një transmetimi live! Një televizion ukrainas ndaloi transmetimin e intervistës me një analist rus, i cili po rrëfente detaje rreth takimit të dy liderëve Putin dhe Lukashenko dhe arsyeja do t’ju habisë!
Bëhet fjalë për analistin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, por pati një pauzë të zgjatur sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.
“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti analisti personin prapa ekranit të kompjuterit.
Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e u zbulua se ishte topless.
Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri nga vetja, por transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin./tch/
https://youtu.be/H8HbKXSTh9k
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë