Çifti ‘detyron’ të ftuarit t’i lajnë pjatat pas përfundimit të dasmës

23:17 | 5 Korrik 2021

Një dasmë supozohet të jetë rast i lumtur për të gjithë pjesmarrësit, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, veçanërisht kur bëhet fjalë për të menaxhuar buxhetin e eventit.

Një përvojë jo dhe aq të mirë e kishte një grua kur u ftua në një dasmë, në një vend “të mrekullueshëm dhe të shtrenjtë”, mirëpo e kuptoi se kostoja e këtij organizimi të “ceremonisë së bukur” u bë me shkurtime në aspekte të tjera.

Gruaja u trondit kur e zbuloi se ajo dhe nëntë të ftuar të tjerë ishin ngarkuar të lanin të gjitha pjatat e pista, pasi nusja dhe dhëndri që organizuan vetë-shërbimin me ushqim, nuk arritën ta punësojnë askënd për ta pastruar rrëmujën.

“Nusja dhe dhëndri hargjuan pjesën më të madhe të parave të dasmës së tyre në këtë vend dhe për fustanin e nusërisë, kështu që vendosën të ‘vetë-ushqeheshin’”, shkroi në Reddit.

“Darka mbaroi dhe shoqëruesja e nusjes, kërkoi që disa prej nesh të shkojm¥ në kuzhinë. Ajo na i tregon pjatat dhe gotat dhe më pas na thotë se duhet t’i lajmë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, pjesë e këtij vetë-shërbimi, është që të merrni me qira enët, dhe nëse ato nuk kthehen të pastra në fund të mbrëmjes ju e humbni depozitën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara