Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, të cilit i ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës, në vazhdimësi.
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të raporteve me Japoninë, duke e konsideruar këtë shtet, partner strategjik të Kosovës.
“Republika e Kosovës është partneri më i besueshëm në Ballkan i Japonisë, ndaj presim nga ajo mbështetje të mëtejme për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me ministrin Motegi.
Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet mund ta rrisin bashkëpunimin, duke ftuar investitorët japonezë të investojnë në Kosovë. Ajo u shpreh se ka hapësirë të rritet bashkëpunimi edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, mjedisit etj., me ç’rast konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për angazhim të plotë në këtë drejtim.
Në vazhdën e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, Presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...