Për parandalimin e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka formuar Komision të posaçëm të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.
E ky komision sot ka mbajtur mbledhjen e parë, shkruan arbresh.info.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për këtë virus në Kosovë janë testuar 93 raste.
“Deri sot në Kosovë janë testuar 93 raste dhe të gjitha kanë dalë negative ndërsa në pikat kufitare janë kontrolluar mbi 5 mijë qytetarë”, ka thënë ai.
Vitia ka shtuar se gjendja është stabile.
“Gjendja në Kosovë për momentin mund të konsiderohet stabile, por duke parë gjendjen ne vendet e botës dhe ato të rajonit ne duhet të rrisim masat”, ka shtuar ai.
Por i pari i shëndetësisë në Kosovë ka kërkuar që të ndahën 10 milionë eurot e premtuara.
“Paratë e caktuara kundër koronavirusit saktësisht 10 milionë euro kërkoj që mjetet të ndahen sa më shpejt”, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se nuk ka vend për panik.
Ndryshe të gjitha vendet e rajonit janë prekur nga ky virus ndërsa në Kosovë të gjitha rastet kanë rezultuar negative.
Si masa parandaluese në Kosovë është ndërprerë i gjithë procesi edukativo-arsimor./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale