Prindërit ukrainas, të cilët kanë frikë se do të vriten nga forcat pushtuese ruse, kanë filluar të shkruajnë detaje familjare në trupat e fëmijëve të tyre ndërsa lufta po në vendin e tyre po vazhdon.
Imazhet e fëmijëve me shkrime të skalitura në trupat e tyre janë shfaqur në mediat sociale ditët e fundit si një kujtesë e zymtë e realitetit të tmerrshëm të konfliktit.
“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata vriten dhe fëmija mbijeton”, shkroi gazetarja e pavarur e Kievit, Anastasiia Lapatina, krahas një fotografie nga një familje ukrainase.
Ajo shtoi se pavarësisht tmerreve të luftës me të cilat përballen miliona qytetarë ukrainas, “Evropa ende po diskuton gazin” – një referencë ndaj vendimit të diskutueshëm të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj mallrave dhe shërbimeve ruse, por jo për të ndaluar eksportet e naftës ose gazit./arbresh.info/

“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...