Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës 2021 në xhudo, Akil Gjakova, do të bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Për shkak të barazisë gjinore, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka vendosur që në ceremoninë hapëse të LO Tokio 2020, bajraktarë të jenë dy sportistë të gjinive të ndryshme.
Në ceremoninë mbyllëse, bajraktar do të jetë mundësi Egzon Shala.
Kelmendi kishte bartur flamurin edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Rio 2016.
Ekipi olimpik i Kosovës përbëhet prej 11 sportistëve.
Ceremonia hapëse bëhet më 23 korrik në stadiumin olimpik të Tokios, me fillim prej orës 13:00 me kohën tonë lokale dhe në 20:00 me kohën lokale të Japonisë./arbresh.info/
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...