Jeff Bezos njoftoi se do të fluturojë në hapësirë gjatë muajit korrik

14:44 | 7 Qershor 2021

Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon.com njoftoi se do të fluturojë në hapësirë gjatë muajit korrik, në fluturimin e parë hapësinor nga kompania e tij e raketave “Blue Origin”.

Njoftimin e bëri vetë miliarderi në rrjetin social Instagram.

Po ashtu ai njoftoi se do ta shoqërojë vëllai i tij.

“Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim,” shkruan themeluesi i kompanisë Amazon.com në një postim në Instagram.

Udhëtimi do të nis vetëm 15 ditë, pasi Jeff Bezos do të jap dorëheqjen si shef ekzekutiv i kompanisë Amazon.com.

Gjatë muajit të kaluar kompania “Blue Origin” tha se zhvilloi raundin e parë të ofertave për këtë fluturim dhe se ishin regjistruar më shumë se 5200 ofertues nga 136 vende. Një tjetër ankand do të hapet nga data 10-12 qershor për këtë fluturim./VOA/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara